Fillon aktivitetin Akademia Ndërkombëtare Verore e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit

07/07/2021

Ka nisur aktivitetin e saj Akademia Ndërkombëtare Verore e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, në kuadër të festivalit më të madh ndërkombëtar të dijes, “Global UBT Fest 2021”.

 

Akademia u hap nga profesori i UBT-së, Nehat Dobratiqi, i cili është shprehur i lumtur që po zhvillohet një akademi e tillë e cila do të sjellë diskutime të hapura mes pjesëmarrësve dhe folësve, aktivitete të ndryshme e koncepte dhe ide rreth ndërmarrësisë dhe inovacionit.

 

Ilir Hajdini ka filluar ligjëratën e parë në këtë akademi rreth rrjetit ekskluziv sipërmarrës, duke shtjelluar më në detaje nga ekspertiza e tij informacione dhe njohuri për sa i përket çështjes së rrjetit të sipërmarrësisë.

 

Në ditën e dytë të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, ligjëruesi në UBT, Bejtush Ademi ka mbajtur ligjëratë rreth modeleve të inovacionit dhe biznesit, duke i informuar pjesëmarrësit rreth mënyrës së funksionimit të bizneseve bazuar në modelet inovative të të bërit biznes.

 

Dita e tretë e Akademisë Ndërkombëtare Verore e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka vazhduar me aktivitete dhe ligjërata interesante sa i përket fushës së ndërmarrësisë dhe inovacionit, në kuadër të “Global UBT Fest 2021”. Profesori në UBT, Ermal Lubishtani ka ligjëruar përmes platformës online për pjesëmarrësit rreth ndërmarrësisë dhe ndërlidhjes që ka kjo e fundit me edukimin, duke e definuar si një metodë shumë të rëndësishme për zhvillimin më tutje për të marr vendime të drejta në kohën dhe vendin e duhur.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, ditëve në vijim do të vazhdojë aktivitetin e saj me tema dhe folës të ndryshëm nga akademia dhe industria që sillen rreth ndërmarrësisë dhe inovacionit.