Fillon aktivitetin Akademia e Stomatologjisë, dhjetëra pjesëmarrës po ndjekin punimet

13/07/2021

Ka filluar aktivitetin Akademia Verore e Fakultetit të Stomatologjisë, në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2021”, me ç’rast përgjatë disa ditëve do të prezantohen punime e ligjërata të shumta tematike.

 

Hapjen e akademisë e bëri profesoresha Aferdita Gashi Rizaj, e cila tregoi se pjesë e aktiviteteve do të jenë studentë të shumtë, të rinj, ekspertë nga vendi dhe më gjerë. Akademia e Stomatologjisë vazhdoi punimet me ligjëratën e prof.dr Edmond Dragusha, i cili prezantoi ligjëratën me temë: “Endodoncioni Inovativ ”.

 

Tutje, ligjëruesi Besart Kondirolli gjerë e gjatë foli për ligjëratën me temë: “Irrigimi gjatë trajtimit endodontic”. Ligjëruesi, Getoar Hoxha, ka vazhduar Akademinë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit të Stomatologjisë me temë: “ Obturimit i kanalit me kondensiomi vertikal”.

 

Në ditën e dytë, profesori ndërkombëtar Dr.Cagatay Dayan  me studentët kanë folur për protezat mbi implante, ndërsa, doktori Amir Mamusha, në këtë akademi ka folur për ortodonësinë me metodat estetike trajnuese.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit të Stomatologjisë, ka vazhduar profesori Enis Ahmedi, i cili ka prezantuar temën: “Following new Technologies in Dentistry”.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit të Stomatologjisë do të vazhdojë punimet ditëve në vijim, me ç’rast do të ligjërohet për duhanpirjen dhe efektin te shëndeti oral, pasojat e bartjes se protezave totale, radioterapia dhe kimioterapia në kirurgjinë orale, etj.