Filloi trajnimi për dizajnim dhe zhvillim të Web-it

27/01/2016

Akademia Ekzekutive e UBT-së për zhvillim profesional organizon edhe një trajnim në fushën e teknologjisë informative dhe të telekomunikimit, kwtw radhw për dizajnim dhe zhvillim të Web-it, i cili ka nisur dje.


Pjesëmarrësit në trajnim do të aftësohen për mënyrën e dizajnimit të ueb-faqeve, përdorimit të HTML 5 dhe CSS3, si dhe instalimin, konfigurimin dhe përdorimin e platformave të gatshme për menaxhim të përmbajtjeve (CMS), siç është WordPress.


Pjesëmarrësit në trajnime janë nga profile të ndryshme, gjë që e bën trajnimin më atraktiv me diskutimet dhe idetë që do të dalin gjatë projekteve të tyre.

 

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen testit dhe do të pajisen me certifikata.