Filloi Programi Përgatitor i Maturës 2022 në UBT

03/06/2022

UBT ka filluar Programin Përgatitor të Maturës 2022, që për synim ka përgatitjen e maturantëve të shkollave të mesme në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për të arritur rezultate sa më të mira në testin e maturës shtetërore.

 

Përgatitja e maturantëve është duke u bërë nga profesionistët më të mirë që ka UBT, dhe po ofrohet pa pagesë nga UBT, në lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Gjuhë Angleze, si dhe në ato zgjedhore: Biologji, Fizikë, Kimi, TIK, Ekonomi, Mjekësi, Edukatë Qytetare.

 

UBT përmes Qendrës së Karrierës mundëson këtë program për të gjithë maturantët në Kosovë, për t’u përgatitur rreth provimit shtetëror të maturës, por edhe për t’u informuar dhe për të krijuar një orientim sa më të mirë profesional në të ardhmen.

 

Programi Përgatitor i Maturës 2022 ka filluar nga 1 qershori dhe do të zgjasë deri më 17 qershor, dhe maturantët që nuk janë regjistruar mund të aplikojnë ende në vegëzën në vazhdim: Programi Përgatitor i Maturës 2022