Filloi Programi Përgatitor i Maturës 2021 në UBT – aplikimi ende i hapur

10/06/2021

UBT ka filluar me mbajtjen e kurseve në Programin Përgatitor të Maturës 2021, me mijëra maturantë të shkollave të mesme në mbarë vendin, që këtë vit do t’i nënshtrohen testit shtetëror të maturës.

 

Përderisa kursi është duke u mbajtur, në të njëjtën kohë është duke vazhduar edhe regjistrimi i maturantëve që duan të jenë pjesë e Programit Përgatitor të Maturës 2021, e që ka për qëllim përgatitjen sa më të mirë të të rinjve që do t’iu nënshtrohen testit të maturës shtetërore.

 

Programi Përgatitor i Maturës 2021 i cili mbahet nga Qendra e Karrierës në UBT në formën online është pa pagesë, dhe si i tillë organizohet në lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Gjuhë Angleze, Biologji, Fizikë, Kimi, TiK, Matematikë II, Ekonomi dhe Mjekësi.

 

Të gjithë maturantët që ende nuk janë bërë pjesë e Programit Përgatitor të Maturës 2021 mund të regjistrohen në këtë link.