Filloi aprovimi i Bursave për Mobilitet në Programin Evropian CEEEPUS

13/07/2015

Ka filluar aprovimi i bursave për Mobilitet në Programin Evropian “Central European Exchange Program for University Studies” (CEEEPUS) për stafin dhe studentët e UBT-së.

 

Muaj më parë UBT është bërë pjesë e këtij programi, duke ofruar mundësi për  bursa për stafin dhe për studentët e tij.

CEEEPUS përfshin vendet e Evropës Qendrore dhe Evropës Juglindore dhe është një rrjet universitar që ofron programe dhe diploma të përbashkëta për studentët e institucioneve anëtare.

 

UBT është institucioni i parë privat i arsimit të lartë në Kosovë që e ofron këtë mundësi për studentët e tij.