Dega e UBT-së në Ferizaj mirëpret të rinjtë që janë të interesuar për t’u bërë pjesë e UBT-së

14/09/2021

Dega e UBT-së në Ferizaj, në kampusin inovativ të saj është duke mirëpritur shumë studentë të rinj që janë duke shfaqur interesim për t’u regjistruar në UBT.

 

Fillimisht të rinjtë e qytetit të Ferizajt po marrin informacione në Qendrën Informuese të UBT-së në Ferizaj, e më pastaj po vazhdojnë me procedura të tjera të cilat ndihmojnë në bashkimin me familjen më të madhe akademike në vend – UBT.

 

Numri i të interesuarve për t’u bërë pjesë e UBT-së është i madh, marrë parasysh cilësisë që ka institucioni, si dhe infrastrukturës moderne e numrit të madh të ekspertëve të fushave të ndryshme që janë në UBT.

 

Këta studentë, do të kenë mundësi që të përfitojnë edhe bursa studimi në universitete të njohura ndërkombëtare, kjo falë partneriteteve dhe bashkëpunimit që ka UBT me më shumë se 450 universitete të botës.