Farmacia përmbylli suksesshëm Akademinë Ndërkombëtare Verore në fokus të së cilës kishte zhvillimet në shkencat farmaceutike

21/07/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e Farmacisë, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, ka zhvilluar disa aktivitete të ndryshme, të cilat kanë pasur për qëllim trajtimin e temave të caktuara që ndërlidhen me fushën e farmaceutikës, si dhe hulumtimet në shkencat farmaceutike.

 

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, është zhvilluar një ligjëratë tematike me profesorin ndërkombëtar, Luciano Saso, i cili ka prezantuar punimet e tij në revista shkencore, si dhe ka hapur diskutim me studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë rreth temave të ndryshme.

 

Ndër të tjera, janë mbajtur edhe disa ligjërata tematike dhe punëtori me ekspertë dhe profesionistë vendorë dhe ndërkombëtarë, me qëllim që studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre rreth fushës, të fituara gjatë studimeve.