Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT mbajti ligjëratë tematike për sfidat e integritetit të informacionit

21/12/2021

Në prag të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të UBT-së, Fakulteti Media dhe Komunikim ka mbajtur një ligjëratë tematike rreth sfidave të integritetit të informacionit.

 

Kjo ligjëratë tematike, në të cilën morën pjesë studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, u organizua në bashkëpunim me “National Democratic Institute”, ku përfaqësues nga ky institut kanë prezantuar gjetjet e hulumtimit rreth monitorimit të mediave online dhe rrjeteve sociale gjatë periudhës 2020-2021 dhe hulumtimi i opinionit publik.

 

Pas prezantimit të këtyre gjetjeve të këtij hulumtimi, studentët patën mundësi për të debatuar rreth këtij hulumtimi, me ish-studenten e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, njëherit përfaqësuese e “National Democratic Institute”, Adea Beqaj.

 

Në këtë mënyrë, studentët krijuan një interaktivitet të frytshëm për hulumtimin e bërë nga “National Democratic Institute”, rreth çrregullimit të informacionit, si dhe keqinformimit si dukuri në mediat online.