Fakulteti i Psikologjisë në UBT sjell ekspertizë ndërkombëtare me Dr. Skender Munishin
28/05/2026Studentët e Fakultetit të Psikologjisë në UBT patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë profesionale nga psikiatri Dr. Skender Munishi, si pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme që synojnë lidhjen e teorisë akademike me praktikën klinike dhe përvojën ndërkombëtare.
Ky aktivitet u organizua nga Prof. Emrush Thaçi dhe Prof. As. Besarta Sadriu, duke sjellë në fokus rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe profesionistëve të fushës së shëndetit mendor.
Gjatë ligjëratës, Dr. Munishi ndau me studentët përvojën e tij shumëvjeçare profesionale, si dhe njohuri të vlefshme nga praktika klinike në Gjermani. Ai ofroi një perspektivë të rëndësishme mbi sfidat dhe zhvillimet bashkëkohore në fushën e psikiatrisë dhe shëndetit mendor, duke e bërë takimin një përvojë të vlefshme për formimin akademik dhe profesional të studentëve.
Përveç pjesës akademike, Dr. Munishi kontribuoi edhe me një donacion prej 50 librash për bibliotekën e UBT-së, duke pasuruar më tej burimet shkencore në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik.
