Fakulteti i Muzikës Moderne dhe Prodhimi Digjital organizon koncert semestral

16/01/2020

Të premten, më 17 janar 2020, me fillim nga ora 18:00, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, do të mbahet koncerti semestral i organizuar nga Fakulteti i Muzikës Moderne dhe Prodhimi Digjital në UBT.

 

Studentët dhe profesorët e programit studimor të Muzikës Moderne dhe Prodhim Digjital  me këtë koncert shënojnë përmbylljen e ligjëratave të semestrit dimëror, ndërsa studentët do të përformojnë pika të ndryshme artistike.

 

Koncerti është e hapur dhe në të mund të marrin pjesë stafi akademik i UBT-së, studentët dhe gjithë të interesuarit.