Fakulteti i Infermierisë pajiset me aparatura moderne

17/01/2017

Laboratoret e Fakultetit të Infermierisë në UBT u pasuruan me aparatura shumë të avancuara, falë klinikës gjermane RoMed dhe humanistit e aktivistit të Shoqatës “Nëna Terezë” të Mynihut, z. Haqif Gashi, i cili njëherësh është pedagog i jashtëm në Fakultetin e Infermierisë në UBT.

 

Llampa fototerapike, aparati për frymemarrje, oxisat pulsoximetri, cato aparati për narkozë dhe cicero aparat narkozë, janë disa nga aparaturat, që janë në shërbim të studentëve të infermierisë.
Aparaturat përaktëse, studentëve u shërbejnë që gjatë punës praktike të informohen për së afërmi si bëhen intervenimet në rastet emeregjente, duke përfshirë narkozën dhe rregullimin e frymëmarrjes gjatë operacionit.


Për dallim nga universitetet e tjera, UBT është e para që u furnizua me këto aparatura moderne dhe shumë funksionale për kabinetin e Infermierisë.