Fakulteti i Gjuhës Angleze mbajti aktivitet për nder të 20-vjetorit të themelimit të UBT-së

22/12/2021

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të UBT-së, Fakulteti i Gjuhës Angleze në UBT, ka mbajtur aktivitetin “UBT has got talents”, në të cilin morën pjesë studentët e këtij fakultetit, nën organizimin e profesoreshës, Alma Lama.

 

Në këtë organizim të Fakultetit Gjuhë Angleze në UBT, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, janë përfshirë tri aktivitete, ku studentët kanë shfaqur talentin e tyre në muzikë, poezi, shkrim, instrumente, aktrim, e fusha të tjera.

 

Në kuadër të këtij organizimi, studentët morën pjesë edhe në garën “Spelling bee”, ku u sfiduan në germëzimin e fjalëve më të reja në gjuhën angleze, teksa aktiviteti i tretë kishte të bënte me kulturën e gjuhës angleze.

 

Përmes aktiviteteve të tilla synohet integrimi i studentëve brenda komunitetit të UBT-së, në të njëjtën kohë duke shënuar edhe 20-vjetorin e themelimit të njërit prej institucioneve më cilësore në vend.