Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor i kënaqur me ecurinë e ANV-së

15/09/2016

Pas përfundimit të Akademisë Ndërkombëtare Verore (ANV) të UBT-së, Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, e ka vlerësuar atë të suksesshme. Në akademi janë trajtuar temat: Dizajni i qëndrueshëm, Arkitektura prej dheut, arkitektura Digjitale, Arkitektura moderne, Enterieri kreativ, Portfolio e Arkitektit, Qyteti pa barriera dhe intervenimet e vogla, UNESCO, Prezantimet hibride, Zhvillimi bashkëkohor i hapësirave publike në zonat urbane.

Dekani i Fakultetit, dr. Lulzim Beqiri, në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave ka theksuar se në ANV kanë kontribuar ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, studente nga shtetet fqinje etj. Sipas tij, studentët janë shprehur shume të kënaqur dhe entuziastë për aktivitetet e zhvilluara gjatë akademisë.

Po ashtu, dekani Beqiri ka bërë me dije se ANV-ja është mbështetur edhe nga industria, respektivisht nga kompanitë: “ONTEXI MONT”, “FRONT”, “RENELUAL TAHIRI”, “ LIKA TRANS”, “UJË RUGOVE” dhe “INFRA BETON”