Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimi Hapësinor ka marrë pjesë në samitin e organizuar nga Asociacionit Evropian për Edukim Arkitektural (EAAE)

30/04/2021

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, si anëtar i Asociacionit Evropian për edukim Arkitektural, ka marrë pjesë në samitin e organizuar nga ky asociacion. Kosova është përfaqësuar denjësisht nga UBT, gjegjësisht nga dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor prof.dr.Lulzim Beqiri.

 

Në kuadër të këtij samiti janë diskutuar tema të frytshme ku pjesë e rëndësishme e diskutimit ka qenë SDG (sustainable development goals) të përcaktuara nga kombet e bashkuara për periudhën 2020-2030.

 

Samiti trajtoj po ashtu mundësinë e implementimit të qëllimeve SDG dhe integrimin në procesin e edukimit arkitektural në nivel global.

 

Qëllimi i Asociacionit Evropian për Edukim Arkitektural (EAAE) është të avancojë cilësinë e arsimit arkitektonik dhe gjithashtu të promovojë cilësinë e arkitekturës në Evropë.