Fakultetet Infermeri, Teknik i Radiologjisë dhe Teknik i Anesteziologjisë hapin Akademinë Verore, në kuadër të festivalit “Global UBT FEST 2021”

01/07/2021

Akademia Verore e Fakulteteve Infermeri, Teknik i Radiologjisë dhe Teknik i Anesteziologjisë kanë bashkuar aktivitetet e tyre në kuadër të festivalit “Global UBT FEST 2021”, pasi temat të cilat do të diskutohen janë në interes të përbashkët për këto fusha.

 

Akademinë Verore për këto drejtime e hapi dekani i shkencave mjekësore prof.dr Fitim Alidema, i cili i njoftoi të pranishmit lidhur me rëndësinë dhe temat të cilat do të trajtohen në kuadër të kësaj akademie.

 

Ato hapen aktivitetin e tyre duke diskutuar për sfidat mbi shëndetin mendor  si dhe për rolin e institucioneve në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Profesori Qufli Osmani ka ligjëruar për studentët rreth sfidave mbi shëndetin mendor gjatë pandemisë dhe për rëndësinë e shëndetit mendor krahasuar nga ai fizik.

 

Nga ana tjetër, për rolin e kujdesit primar shëndetësor në menaxhimin e pandemisë COVID-19, ka diskutuar profesori Zejdush Tahiri, duke theksuar rolin dhe rëndësinë që ka Kujdesi Primar Shëndetësor (KPSH) në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

 

Akademia Verore e Fakulteteve Infermeri, Teknik i Radiologjisë dhe Teknik i Anesteziologjisë, ditëve të ardhshme do të vazhdojë aktivitetin e saj, në mënyrë virtuale, duke ndihmuar në zgjerimin e njohurive tek studentët.