Fakultet i MBE i Kolegjit UBT shpalos agjendën e Akademisë Ndërkombëtare Verore (ANV)

05/07/2016

Në Akademinë e sivjetme Ndërkombëtare Verore (ANV), të pestën e radhës që e organizon Kolegji UBT, fakultetet e këtij institucioni të arsimit të lartë privat, tashmë po shpalosin agjendat e ndara të tyre.

Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE), njofton se do të përqendrohet në dy fusha: “Entrepreneurship and Innovation” dhe “Finance, Banking and Insurance: Risk assessment and evaluation”.

 
Pjesëmarrësit do të ndjekin ligjërata të profesorit nga Austria, Engelbert Selenko – akademik i shquar dhe anëtar i grupit të ekspertëve ndërkombëtarë “Franchise” – një rrjet i këshilltarëve të pavarur menaxherial në Vjenë (Austri).
Drejtuesit e MBE-së njoftojnë se do të ligjërojnë edhe ekspertë nga institucionet dhe kompanitë e ndryshme kosovare.

 
Në përmbyllje të ANV-vë, më 16 korrik, do të zhvillohen vizita në kompani dhe në institucione të suksesshme të Kosovës. Më shumë informata mund të gjenden në: http://sa.ubt-uni.net/sambe/.


ANV mbahet nga 6 deri 15 korrik, në Kampusin Inovativ në Lipjan, teksa hapja solemne e punimeve bëhet më 6 korrik (nesër), duke filluar nga ora 18:00.


Sivjet, kur Kolegji UBT
 feston 15 – vjetorin e themelimit, ANV-ja do të fokusohet në 15 disiplina shkencore, në të cilat studentët do të kenë rastin të dëgjojnë dhe t’i shkëmbejnë idetë me mbi 150 profesorë dhe mysafirë të tjerë. Për pjesëmarrje kanë aplikuar mbi 500 studentë.