Eurotipi po vazhdon me vizitën në kryeqytetin e Francës (Foto)

04/10/2018

Turi i vizitës nëpër Evropë, i organizuar nga UBT për studentët e vet, po vazhdon me vizitën e realizuar në shtetin e Francës, konkretisht në Paris, me qëllim të përfitimit të njohurive të reja mbi fushën e arkitekturës, ndërtimtarisë, artit e kulturës që ndodhet në këtë qytet.

Me këtë rast, studentët vizituan Muzeun Modern të qytetit, Tokyo Palas, Muzeun Arkitektonik si dhe qendrën për atë moderne, Pompidu.

Aktualisht, studentët janë duke qëndruar në Holandë, për të realizuar një vizitë në Universitetin Delf  dhe MVRDV, njëra nga qendrat më të njohur të arkitekturës.

UBT, si institucion që ndërlidh anën teorike me anën praktike, edhe në vazhdim do të organizojë aktivitete me qëllim të përfitimit të njohurive rreth fushave të ndryshme.