Është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Rasim Thaçi, rektori Hajrizi ngushëllon familjen

26/03/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Thaçi, ku ka përcjellur ngushëllimet  më të sinqerta nga institucioni dhe stafi që ai drejton.

 

“UBT, studentët, kolegët dhe stafi do ta kujtojnë gjithmonë veprën, punën, profesionalizmin e humorin që Rasim Thaçi – Cima i ka dhënë gjithë popullit shqiptar. Ai ishte njeri që prodhonte shumë pozitivitet, që i jepte frymë artit e humorit në Kosovë, prandaj shkuarja në amshim e Rasim Thaçit – Cimës, padyshim që do të jetë humbje e madhe për Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar. Ndaj, në emër të UBT-së dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të rektorit Hajrizi, drejtuar familjes Thaçi.