UBT ka mbajtur punëtorinë “The transformation process from in-campus classes into online classes due to COVID-19 pandemic situation – the case of Higher Education Institutions in Kosovo”

26/02/2021

Është mbajtur punëtoria “The transformation process from in-campus classes into online classes due to COVID-19 pandemic situation – the case of Higher Education Institutions in Kosovo”, projekt ky i financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, udhëhequr nga profesorët e UBT-së Krenare Pireva, Jorida Xhafaj dhe Bertan Karahoda.

 

Në këtë punëtori pjesëmarrësit diskutuan dhe ndanë përvojat e tyre lidhur me mësimin online, sfidat dhe praktikat e mira në planifikimin e mësimit, si dhe zhvillimin e interaktivitetit mes studentëve dhe profesorëve.

 

Nga konkluzionet e kësaj punëtorie u tha se mësimdhënësit duhet të shikojnë mekanizmat që duhet inkuadruar në planifikimin e mësimit, në mënyrë që interaktiviteti të ngritët edhe më shumë brenda orëve mësimore në klasat online, si dhe të përdorin teknologjinë për të shtyrë tutje të mësuarit online.

 

Nga aspekti teknologjik UBT prinë me arritjet dhe mekanizmat e shumëllojshëm që posedon si dhe trajtimin e këtyre tematikave hulumtuese.