Endrit Xhemajli ligjëron për studentët e SHKI-së në ANV

11/07/2017

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, ka vazhduar me ciklin e ligjëratave dhe punëtorive.

Për gjithë pjesëmarrësit, përfaqësuesi i “Zombie Soup” njëherësh edhe zhvillues i lojërave, Endrit Xhemajli ka ligjëruar për interface-in e Unity, si dhe paraqitjen e objekteve në formatin 3D.

 

Përveç kësaj, Xhemajli ka mbajtur edhe tutorialin Roll-a-Ball, ndërkohë u ka shpjeguar pjesëmarrësve edhe procesin e krijimit të lojërave, si dhe zhvillimin e tyre.

Në fund të këtij aktiviteti, janë dorëzuar edhe projektet të cilat janë punuar në mënyrë ekipore dhe më pas është diskutuar rreth tyre. Projektet janë si rezultat i asaj që është praktikuar e ligjëruar në kuadër të punimeve të ANV-së.

 

Në ditët e ardhshme, respektivisht deri më 19 korrik, do të vazhdojë tutje punimet Akademia Ndërkombëtare Verore në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, në kuadër të së cilës do të këtë ligjërues të fushave të ndryshme.