“Emerging Europe” vlerëson UBT-në si institucion që po nxit të rinjtë e  Kosovës në fushën e IT-së

05/03/2021

Platforma mediatike dhe hulumtuese “Emerging Europe” ka publikuar një artikull, në të cilin flitet për sektorin e IT-së në Kosovë me titull “Kosovo’s IT sector: The hidden diamond”, ku është vlerësuar kontributi i madh që UBT bashkë me Raiffeisen Bank po e jep për këtë fushë.

 

 

Ndër tjerash në këtë artikull theksohet ambicia e të rinjve kosovarë për të treguar vetën në fushën e IT-së dhe mundësia që UBT u ka ofruar atyre me mbështetje në kushtet infrastrukturore, duke krijuar Laboratorin e IT-së që u mundëson atyre zhvillimin e aktivitetit në këtë fushë.

 

 

Sipas tyre, Raiffeisen Bank dhe UBT është duke nxitur të rinjtë që të merren me këtë fushë, duke parë talentin dhe potencialin unik të tyre për sektorin e IT-së, ndaj edhe UBT ka zhvilluar një laborator të kësaj fushe, si dhe bashkë me Raiffeisen Bank kanë organizuar gara për t’i nxitur të rinjtë që të merren me fushën e IT-së.