Eltis Sulejmani punësohet në UBT – institucion në të cilin edhe studion

31/01/2018

 

Studenti i vitit të tretë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Eltis Sulejmani është punësuar në këtë institucion, kjo falë profesionalizmit dhe produktivitetit të treguar përgjatë studimeve.

 

Këtë mundësi ai e kishte arritur pas mbajtjes së punës praktike në UBT, teksa tashmë është angazhuar për zhvillimin e ueb aplikacioneve orientuar në pjesën Back-End.

 

Përveç kësaj, ai në bashkëpunim me zyrtarë tjerë të IT-së, ju është dhënë edhe mundësia për ta zhvilluar ueb faqen e re të UBT-së, si dhe projekte e tjera që zhvillohen në UBT.
“Studimet në UBT janë në nivel shumë cilësor, për arsye se UBT ofron shumë mundësi dhe lehtësi për të studiuar dhe nuk mungon mbështetja e madhe edhe nga stafi”, tregoi ai.

 

Studenti Sulejmani tha se edhe studimet e nivelit master do t’i vazhdoj në të njëjtin drejtim në UBT, deri sa tregoi se synon që të përfitojë bursë, të cilat ofrohen për gjithë studentët e suksesshëm.

 

UBT ka shkollën më e madhe të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në Kosovë dhe rajon, që zhvillohet me standardet më të larta cilësore, prandaj diploma e UBT-së po njihet edhe ndërkombëtarisht.