Eksploroni gamën e gjerë të programeve të studimit në UBT!

25/03/2024

UBT vazhdon të mbetet një institucion inovativ i arsimit të lartë në Kosovë dhe në rajon dhe njëkohësisht, institucioni më i kërkuar nga të rinjtë që hyjnë në botën akademike.

Programet studimore që ofrohen në UBT janë të harmonizuara me standardet më cilësore ndërkombëtare, andaj, pozicionimi në tregun e punës është i sigurt, si rezultat i cilësisë dhe potencialit që ofrojnë programet e UBT-së.

 

Të gjithë të interesuarit mund të fillojnë përfundojnë procesin e aplikimit online në këtë link: https://apliko.ubt-uni.net/

 

Të rinjtë e interesuar, mund të vijnë dhe të eksplorojnë gamën e gjerë të programeve studimore që ofronë UBT, ata mund të vizitojnë edhe hapësirat ku zhvillohet procesi i mësimit teorik dhe praktik, si dhe qendrat e veprimtarisë hulumtuese e shkencore.

 

Stafi akademik i UBT-së  do ti prezantoj të rinjve të gjitha programet që ofrohen në këtë institucion, e që mbështeten në praktikat më të avancuara të studimit dhe me staf vendor e ndërkombëtar.