Eksperti nga Franca Luc Erard foli para studentëve të UBT-së për fushën e meterologjisë

27/03/2015

Prishtinë, 25 mars. – Në kuadër të ligjëratave tematike të organizuara në UBT, para studentëve, mësimdhënësve dhe të interesuarve të tjerë foli eksperti nga Franca z.Luc Erard, nga Organizata Meterologjike dhe Njësia e Sistemit Ndërkombëtar. Në ligjëratë dhe në bashkëbisedim, z.Erard foli për terminologjinë dhe një varg çështjesh me interes rreth fushës së meterologjisë, si sistemi meterologjik, definicionet që shërbejnë si njësi matëse, siç janë temperatura, shkalla elektrike, masa e substancës, matja e njësive meteorologjike e të tjera.