Eksperti Denis Gafuri u ligjëron studentëve të UBT-së mbi mjeshtërinë e shitjes

31/10/2018

Eksperti dhe trajneri për shitje, njëherësh pronar i kompanisë për shitje online, “Smard Online”, mbajti ligjëratë tematike për studentët e vitit të tretë në Fakultetin e MBE-së në UBT.

Ligjërata u mbajt në kuadër të trajnimit “Mjeshtëria e shitjes”.

 

Në ligjëratën “Mjeshtëria e shitjes duke ndërtuar raport me klientin dhe vendosja e objektivave”, Gafuri tregoi mbi specifikat që e bëjnë të suksesshëm një ekspert të shitjes, rëndësinë e ndërtimit të raportit të mirë me klientët, si dhe sqaroi vlerën që ka vendosja e objektivave për të arritur shitje më të madhe të produkteve.

 

Denis Gafuri konsiderohet si një ndër ekspertët më të mirë kosovarë për shitje dhe i njëjti me kërkesë të kompanive të ndryshme trajnon stafin e tyre për efektivitet në shitje dhe marketing.