Ekspertë të fushës ofrojnë perspektiva të ndryshme për pjesëmarrësit në Akademinë Verore të Mekatronikës

17/07/2023

Inxhinieria e Mekatronikës po zhvillon aktivitete të ndryshme në kuadër të ditëve të Akademisë Verore, ku ekspertë të ndryshëm po ofrojnë perspektiva të reja sa i përket fushës së mekatronikës.

Festim Osmani nga Gjermania dhe Bardh Rushiti nga Amerika, të dytë ekspertë në fushën e Python, trajtuan tema që ishin në interes të pjesëmarrësve në Akademinë Verore të Mekatronikës.

Festim Osmani me ekspertizë në fushën e Data Processing, si dhe Bardh Rushiti në fushën e Machine Vision dhe Artificial Intelligence, ofruan detaje të rëndësishme nga të cilat pjesëmarrësit përfituan njohuri të reja rreth këtyre fushave.