Ekspertë dhe studiues nga shumë shtete të botës vizituan vende turistike në Kosovë (Video)

30/10/2018

Studiues, ekspertë dhe studentë nga shumë shtete të botës që ishin pjesë e Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, e organizuar nga UBT, kanë kaluar një ditë pushimi në shtetin e vogël ballkanik, në Kosovë, ku gjatë turit kulturor vizituan vende turistike dhe ndërtesa historike.

 

Peizazhe të bukura, ujëvara, qytete historike dhe ndërtesa të lashta fetare ishin opsionet për një vizitë të bukur në Kosovë.

 

Të shoqëruar nga rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ata vizituan kompleksin memorial të Adem Jasharit në Prekaz, qytetin e Prizrenit, Muzeun e Kristaleve të Kosovës “Trepçës”, qytetin e Pejës, Urën e fshejtë në Gjakovë, regjionet për alpinizëm, bjeshkatari, skitari, ngjitje në shkëmbinj, etj.

 

Ata janë ndarë të mahnitur më bukuritë e Kosovës, teksa thanë se vendi ka shumë për të ofruar. Po ashtu, theksuan se vizita kulturore nëpër Kosovë u ka ofruar ndjesi unike dhe të paharrueshme.