Egzon Salihu, studenti që po vazhdon studimet në Technical University of Sofia, Bullgari

16/03/2021

Studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Egzon Salihu është duke vazhduar studimet në Technical University of Sofia, atje ku po përfiton njohuri dhe përvoja të reja, në fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë.

 

Ai ka përfituar nga mundësia për shkëmbim semestral në Bullgari, që UBT u ofron studentëve të dalluar, falë bashkëpunimeve që ka me universitete prestigjioze në gjithë botën.

 

Për këtë mundësi ai ka thënë se UBT i ka dhënë kushtet e nevojshme, jo vetëm atij por të gjithë studentëve, në mënyrë që ata të tregojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për fushën që kanë zgjedhur për të studiuar.

 

“UBT më ka ofruar të gjitha mundësitë e mundshme për të studiuar, duke filluar prej transportit që organizon për studentët, kampusit universitar në të cilin studentët mund t’i shfrytëzojnë të gjitha hapësirat, ato sportive, bibliotekën, sallat e leximit, laboratorët e shumtë, si dhe sallat e ligjërimit”, ka thënë studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Egzon Salihu.

 

Prej eksperiencave të tij në UBT ai ka veçuar cilësinë e stafit akademik, mësimdhënien, thjeshtësinë, si dhe dëshirën dhe angazhimin e madh të secilit prej tyre për të ofruar dijen dhe përvojën që ata kanë.