EFBI dhe EI mbyllin me sukses akademinë verore që organizohet në kuadër të “Global UBT FEST 2020”

13/07/2020

Akademia verore e Ekonomisë, Financave, Bankave dhe Sigurimeve ka përfunduar punimet e saj me ligjëratën e profesorit dhe njëherit doktor i menaxhmentit, Hasan Metin. Ai diskutoj me studentët dhe pjesëmarrësit rreth praktikave të sigurimit në Kosovë dhe Turqi. Ndërkaq edhe akademia verore e programit për Ndërmarrësi dhe Inovacion ka mbyllur punimet me ligjëratën e profesoreshës Nora Sadiku-Dushi, me temën rreth sipërmarrësisë dhe marketingut.

 

Ditë më parë në departamentin e Ekonomisë, Financave, Bankave dhe Sigurisë u diskutua për çështje të ndryshme si ato të sigurisë në internet, implikacionet e bizneseve gjatë kohës së pandemisë, rolin e Bankës Qendrore të Kosovës në sistemin dhe stabilitetin financiar në vend si dhe krizat financiare dhe impakti i tyre në ekonomi.

 

Ndërkaq në dikasterin e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, ditët që kaluan u diskutua rreth ekosistemit në ndërmarrësi, ndërmarrësinë dhe rëndësinë e saj, si dhe për modelet e biznesit dhe mjedisin e të bërit biznes.