EBSCO në vazhdimësi bashkëpunon me UBT

07/04/2014

Prishtinë, mars 2014 – UBT në bashkëpunim EBSCO me qëllim që të sigurojë informata mbi mënyrën e shfrytëzimit të platformës elektronike të literaturës, gjatë këtyre ditëve organizoi trajnimin për studentët dhe stafin e UBT-së, të mbajtur nga përfaqësuesi e EBSCO për Kosovë, Pavel Synek.

 

Gjatë këtij trajnimi, studentët dhe stafi u informuan mbi mënyrën e drejtpërdrejtë të përdorimit të burimeve elektronike (revistave, librave, etj.), si dhe mbi mënyrat e shkarkimit të tyre.

 

Siç edhe jeni të njoftuar, UBT-ja në kuadër të anëtarësimit në platformat elektronike nderë të tjera është edhe anëtare e plotë dhe e kamotshme edhe në EBSCO.

 

Në këtë njoftim e pamë të arsyeshme, t’i paraqesim edhe linqet për qasje tjera direket në e-libra (libra elektronike) dhe artikuj online, që kanë karakter shkencor dhe akademik në fusha të ndryshme si: E-library: http://search.ebscohost.com/login.aspx, Bione http://www.bioone.org IMF e-Library http://elibrary-data.imf.org/ Cambridge Journals http://journals.cambridge.org/action/login Jstor Library http://www.jstor.org/.

 

Po ashtu kur flitet për Bibliotekën e UBT-së, ajo posedon një numër të madh të titujve dhe libra shkencore. Vetëm gjatë këtij fillim viti kalendarik, kjo Bibliotekë është furnizuar edhe me 25 mijë tituj të rinj të librave shkencore, të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga të gjitha fushat që studiohen në UBT dhe kontingjenti tjetër me libra të tillë është në rrugëtim e sipër, po me shifrën e njëjtë.

 

 

Studentët dhe stafi I UBT-s, përveç titujve në librarive online sot kanë edhe një numër të madhe të këtyre titujve që mund t’i marrin në lexim në Bibliotekën e UBT-së, në të dyja Kampuset , si në këtë të Prishtinës ashtu edhe atë në Kampusin e ri në zonën e Lipjanit.