Dy studente të UBT-së marrin titujt Master në Menaxhment Biznes dhe Ekonomi

28/04/2016

Blerta Gërguri – Grajçevci dhe Zana Baraku, janë dy studente të UBT-së, që brenda dy muajve kanë marrë titujt Master shkence në këtë institucion të arsimit të lartë. Që të dyja i përkasin Fakultetit Menaxhment Biznes dhe Ekonomi (MBE). Mentor i tyre ishte, dr. Sc. Ylber Limani, njëherësh dekan i MBE-së.


Studentja Blerta Gërguri-Grajçevci ka mbrojtur temën: “Menaxhimi i institucioneve shëndetësore publike – përcaktimi i kritereve për menaxhim strategjik të QKUK-së”.


Sipas mentorit Limani, hulumtimi ka për qëllim përcaktimin e strategjive për zhvillimin afatgjatë të institucionit shëndetësore, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve për përmirësimin e kualitetit e  të kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët.


”Ky është një proces që duhet të integrojë sektorin publik dhe atë privat, që të  krijohen kushte më të mira për zhvillimin shëndetësor dhe punësimin”, ka thënë Limani rreth temës.


Studentja tjetër, Zana Baraku, ndërkaq, ka mbrojtur temën: “Ekselenca e Biznesit: Roli i Lidershipit në Implementimin e Strategjisë”.


Për këtë temë, profesor Limani thotë se është ngritur një debat akademik e biznesor në nivel botëror.

 

“Në Kosovë është fillimi i hulumtimit të mundësive të ngritjes e zhvillimit të lidershipit në biznes, si dhe ngritjes së aftësive për zhvillim dhe implementim të suksesshëm të strategjisë së biznesit”, është shprehur Limani, sipas të cilit kontributi qëndron tek argumentimi i nevojës që ka lidershipi në organizatat kosovare, për të njohur proceset organizative dhe për të e orientuar diturinë e eksperiencën në rezultate më të mira në biznes.