Drejtues të UBT-së vizituan Panairin Ndërkombëtar të produkteve ushqimore dhe të agrikulturës në Budapest

23/09/2015

23 shtator – Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi dhe drejtori për çështje akademike në UBT, dr.Ardian Emini, vizituan sot Panairin Ndërkombëtar të produkteve ushqimore dhe të agrikulturës, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.


Në panair po merr pjesë edhe ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi. Gjithashtu, janë të pranishëm edhe shumë ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendeve të rajonit.

Qëllimi i panairit është promovimi dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

 

Në këtë vazhdë, përfaqësuesit e UBT-së zhvilluan një varg takimet me përfaqësues të kompanive të ndryshme, të pranishme në panair.