Delegacioni i UBT-së pritet në takim nga rektori i Universitetit “Angewandte Kunst”, në Vjenë

09/12/2019

Një delegacion i UBT-së, i përbërë nga drejtori për Çështje Akademike në UBT, Muhamet Ahmeti, dhe profesori Ajhan Bajmaku, është pritur në takim pune nga përfaqësuesit e Universitetit “Angewandte Kunst”, në Vjenë.

 

Ata u pritën nga rektori i këtij universiteti, Geral Bast, me ç’rast palët kanë folur për zgjerimin e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve të ndryshme në fusha përkatëse.

 

Drejtori Ahmeti tha se ky universitet është i njohur për art, dizajn dhe arkitekturë, ndërkaq, sipas tij, bashkëpunimi me universitete evropiane ndikon pozitivisht në aspektin akademik dhe në marrjen e përvojave të reja.

 

Ky takim u realizua në kuadër të vizitës studimore që studentët e UBT-së janë duke e zhvilluar në Austri, ku në shoqërimin e profesorëve, po vizitojnë muze, galeri të arteve, si dhe universitete të njohura.

Gjithashtu, studentët patën rastin në Vjenë, të dëgjojnë ligjërata për veprat e artistit Luka Savic.