Drejtori gjeneral i “HIB Petrol” hap dyert për studentët e UBT-së

24/01/2017

Studentët e UBT-së të nivelit master, në drejtimin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, dëgjuan një ligjëratë tematike nga drejtori gjeneral i kompanisë “HIB Petrol” në Kosovë, Hysen Lajqi, me të cilin bashkëbiseduan për konceptet teorike dhe praktike të ndërmarrësisë.


Lajqi para studentëve shpjegoi fazat e themelimit, operimin, kapacitetet, si dhe zgjerimin e kësaj kompanie, teksa i inkurajoi ata, që të bëhen pjesë e saj.
“Ne jemi një kompani e madhe dhe gjithmonë jemi të hapur për njerëz të rinj, prandaj edhe i inkurajojmë studentët e UBT-së për të aplikuar dhe për t’u bërë pjesë e kompanisë sonë”.


 

Me këtë rast, duke e shpjeguar qëllimin e kësaj ligjërate, ligjëruesja në MBE, Ajtene Avdullahi ka theksuar se ligjërata në rend të parë ka pasur për qëllim që studentët të kuptojnë anën teorike dhe praktike të ndërmarrësisë me arsyetimin se HIB Petrol është shembull konkret në këtë drejtim.
Nga të dhënat e fundit të Doganës së Kosovës, kompania private “HIB Petrol”, me pronar Ibrahim Bucaliu, aktualisht është tatimpaguesi më i madh në Kosovë.


HIB Petrol bën shitjen dhe transportin e derivateve të naftës në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe ka të punësuar mbi 600 punonjës në shtatë qytete të ndryshme të Kosovës.