Dr. Syhana Musliu prezantoi një ligjëratë rreth funksioneve psikike dhe problemeve që lidhen me perceptimin për studentët e Psikologjisë në UBT

14/12/2023

Në një nga aktivitetet e shumta edukativo-arsimore të organizuara nga Fakulteti i Psikologjisë në UBT, studentët e viti të dytë patën rastin të përfitonin nga ekspertiza e Dr. Syhana Musliu, specialiste e njohur në fushën e psikiatrisë për fëmijë dhe adoleshent.

Përballë studentëve, në kuadër të lëndës së Ndijimit dhe Perceptimit, Musliu, prezantoi një ligjëratë tërheqëse dhe informuese që u fokusua në funksionet psikike dhe problemet që lidhen me perceptimin. Prezantimi i saj inkurajoi diskutimet dhe vëmendjen e studentëve.

Ky aktivitet i rëndësishëm u bë një hap i rëndësishëm për të zgjeruar kornizën e njohurive të studentëve në fushën e psikologjisë dhe psikiatrisë.