Dr. Senol Kaçamak mbajti ligjëratë tematike për studentët e Stomatologjisë në UBT

18/12/2019

Mjeku i stomatologjisë në Prizren, Senol Kaçamak, ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit të Stomatologjisë në UBT.

 

Dr. Kaçamak para studentëve ka ndarë përvojat profesionale për fotografinë dentare dhe DSD, me ç’rast tha se fotografia dentare është një art që mund të përdoret në materiale promovuese dhe në edukimin e pacientëve.

 

Ai theksoi se përmes pajisjeve fotografike mund të arrihen imazhe klinike në detaje të thella, si dhe duke përdorur teknika të fotografisë digjitale.

 

Tutje, dr. Kaçamak tha se koncepti DSD arrihet falë teknologjisë që mundëson përmirësimin e komunikimit me pacientin dhe rikthimin e buzëqeshjes së tyre.