Dr. Philip Polstra ligjëron për studentët e Juridikut, në kuadër të ANV-së

30/06/2017

Profesori i Universitetit “Bloomsburg”, në Pensilvani, prof. dr Philip Polstra, këtë vit do të ligjërojë në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të UBT-së, respektivisht në aktivitetin që organizon Fakulteti Juridik.

 

Gjatë kësaj akademie, Polstra do të trajtojë temën më titull: “Juridiku dhe përfshirja e digjitalizimit në të”. Derisa, në kuadër të këtij organizimi do të ligjërojnë edhe profesorë të tjerë, të cilët do të trajtojnë tema që kanë të bëjnë me aspektet ligjore të sigurisë teknologjike, kriminologjinë dhe të drejtën penale në Kosovë, kriminologjinë kompjuterike, etj.

 

Dr. Philip Polstra është njohur ndërkombëtarisht në fushën e hakimit. Ai ka marrë pjesë në shumë konferenca në mbarë botën, përfshirë edhe fjalimet në Blackhat, DEFCON, 44CON, GrrCON, ForenSecure dhe B-sides Iowa.