Dr. Lulzim Beqiri mori pjesë në konferencën prezantuese të ofertës së universiteteve gjermane në kuadër të Projektit Erasmus +

29/09/2015

29 shtator – Dekani i Arkitekturës në UBT, dr. Lulzim Beqiri mori pjesë në konferencën e organizuar në kuadër të Projektit Erasmus +, organizuar nga DAAD (German Academic Exchange Service), në fokus të së cilës ishte prezantimi i projekteve të universiteteve Gjermane dhe mundësia e lidhjes-rrjetëzimit me universitetet e Ballkanit Perëndimor.


Në konferencë morën pjesë përfaqësues nga DAAD, universitetet nga Gjermania, Kosova, Shqipëria Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Në konferencë u prezantuan përparësitë e aplikimit në Erasmus + dhe disa prej elementeve apo fokuseve që duhet të kihen parasysh gjatë aplikimit.


 

Universitetet nga Gjermania prezantuan 21 projekte për ngritjen e kapaciteteve (capacity building) dhe mundësitë që çdo universitet i Ballkanit të jetë partner në fushat si: shkëmbimi i studentëve, shkëmbimi i stafit, projektet e përbashkëta, hulumtimet e përbashkëta, krijimi i drejtimeve të përbashkëta, mundësitë e studimit në të gjitha nivelet në Gjermani e të tjera.