Dr. Hajrizi numëron sukseset e UBT-së për vitin 2013

27/12/2013

UBT organizoi  koktej rasti  për festat e fundvitit!

 

Prishtinë, 27 dhjetor 2013- Sot,  më 27 dhjetor 2013, në hollin e ambientit  të  UBT-së,   në Prishtinë, presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, në kuadër të takimeve tradicionale të fundvitit, organizoi edhe një koktej rasti  për stafin akademik dhe administrativ që ka UBT.

 

 

Me këtë rast dr. Hajrizi me theks të veçantë i falënderoi të gjithë stafin për punën e tyre të palodhshme për gjatë vitit që e lamë, për  aktivitetet e shumta që janë organizuar nga  UBT si duke u nisura  nga  përfitimi i vazhdueshëm i projekteve  nga Komisioni Evropian si ai “Erasmus Mundus”, dhe “TEMPUS”,   botimi i shumë  librave dhe publikimeve  shkencore, konferencat ndërkombëtare si ajo për  Biznes, Teknologji dhe Inovacione dhe IFAC,   marrëveshjet e shumta me universitete prestigjioze në botën e zhvilluar, me theks të veçantë ajo me Universitetin e Varshaves dhe me  Universitetin Teknik të Vjenës, riakredititimin dhe  akreditimi i tri Fakulteteve të reja, rritja e numri të studentëve dhe stafit akademik dhe administrativ,  ligjëratat e personaliteteve të larta vendore e ndërkombëtare, bibliotekën moderne dhe  mbi 25 mijë titujve të librave të ardhura nga SHBA, organizimin e  Universitetit  Veror,  regjistrimin e studentëve e stafit  për vazhdimin e shkollimit të mëtutjeshëm  nëpër universitete më prestigjioz, rritja e infrastrukturës, punësimi i të diplomuarve,  vizitat e studentëve nëpër vende të ndryshme brenda dhe jashtë vendit  me karakter shkencor, po ashtu gjatë këtij vitit UBT-në e kanë vizituar një varg i   delegacioneve  si  rektorë, dekan të universiteteve dhe  ambasadorë të akredituar me zyrë në Prishtinë, organizimin e intershipi në vazhdimësi,  anëtarësimin e Republikës së Kosovës nëpër shumë organizata më  profesionalë ndërkombëtarë,  etj etj.

 

 

Gjithashtu para të pranishmëve, presidenti i UBT-së, dr. Hajrizi, tha se në bazat të përcaktimeve të deritanishme, UBT është orientuar drejtë vlerave të reja, në fushat e ndryshme akademike dhe shkencore.

 

 

Presidenti  i  UBT-së,  dr.  Hajrizi,  në fund falënderoi  stafin dhe të gjithë studentët si ata që janë në procesion mësimor të të gjitha njësive akademike dhe të diplomuarit, partnerët që  ka UBT brenda dhe jashtë vendit,  duke ju uruar  festat e fundvitit dhe sukses për  vitin 2014.