Dr. Hajrizi moderoi tryezën për Tregun e brendshëm në kuadër të Integrimeve Evropiane të Kosovës

30/04/2013

 

Prishtinë, 30 prill 2013 – Presidenti  i UBT- së,  Prof. Dr.  Edmond Hajrizi, në cilësinë e  ekspertit,    me ftesë  të   Qeverisë  së  Republikës së Kosovës dhe të Organizatës Gjermane GIZ,  është ftuar  që të moderojë  tryezën  ose më konkretisht punëtorinë  që kishin të bëjnë me tregun e brendshëm.

 

 

Tryezat kryesisht  janë organizuar në Durrës në Shqipëri,  dhe gjithashtu  kanë marrë pjesë përfaqësues të ministrive përkatëse të Qeverise së Republikës së  Kosovës,  të rregullatorëve të ndryshëm  si,  nga  telekomunikacion,  energjia, përfaqësues të komunave, shoqatave të bizneseve,  sindikatave, ekspertë të ndryshëm, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.

 

Më konkretisht,  ky është një projekt i  Qeverise së Republikës së Kosovës  i  mbështetur nga  Organizata GIZ,  për  të analizuar gjendjen dhe definuar hapat  e mëtutjeshëm për  integrimin  Republikës së Kosovës në Evropë .

 

 

“Nga punëtoria  kanë  dalë  propozime  të shumta  dhe të qarta,  që do të ngritsin efikasitetin dhe eficiencën në plotësimin e kritereve për  në integrimin  evropian”, citoi Dr. Hajrizi.