Dita Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit e gjen UBT-në si institucioni më inovativ në vend, rajon dhe më gjerë

bool(false) 21/04/2022

Dita Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit e gjen UBT-në si institucioni më inovativ në vend, rajon dhe më gjerë, duke aplikuar teknologjitë më inovative dhe të fundit të kohës.

 

UBT për 20 vite me radhë ka qenë burim i kreativitetit, ideve të reja, si në shkencë ashtu edhe në teknologji, duke kontribuar jashtëzakonisht shumë në inovacionin në Kosovë.

 

Kemi krijuar Qendrën më të madhe të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë: “UBT Smart City”, e cila është qendra më unike dhe e para e këtij lloji në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor e që po mundëson rritjen e vendeve të punës, ndërmarrësisë, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Kemi sjellë në Kosovë përmes Nokias gjeneratën e pestë të teknologjisë së rrjeteve celulare pa tela – 5G, duke mundësuar zhvillimin e kërkimit dhe testimit të bazuar në 5G, si përpjekje për të nxitur kërkime dhe inovacione të shumta, duke përbërë një zhvillim shumë të rëndësishëm për ekonominë digjitale të Kosovës.

 

Kemi zhvilluar në Kosovë Qendrën e parë për Realitet Virtual dhe të Shtuar, duke u bërë institucioni i parë nga mbarë bota për nga aplikimi i EON-XR në arsim. Me platformën e realitetit virtual, mijëra studentë të UBT-së përfituan mbi 20 mijë mësime bazuar në më shumë se 120 mijë gjëra të krijuara, nga fusha të ndryshme studimi.

 

UBT ka krijuar qendrat më moderne dhe më inovative të teknologjisë në Prishtinë, Prizren, Lipjan, Korçë, duke iu mundësuar të rinjve aftësimin dhe përgatitjen profesionale në fusha të ndryshme me theks në teknologji dhe inovacion.

 

UBT po përgatit profesionalisht inovatorët e së ardhmes, të cilët me kompetencat e larta krijuese dhe idetë e tyre inovative, të motivuar do të krijojnë biznese, organizata joqeveritare, dhe në këtë mënyrë do ta bëjnë Kosovën një vend më të mirë.