Distria Krasniqi e para në botë në sportin e xhudos

21/12/2021

Në një ceremoni online të mbajtur ditë më parë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, Distria Krasniqi është zgjedhur si xhudistja më e mirë e vitit 2021 nga e gjithë bota.

 

Në mesin e pesë xhudistëve të nominuara, Distria ka fituar besimin e tifozëve nga mbarë bota për epitetin e më të mirës për vitin 2021, kjo falë edhe triumfit të saj këtë vit në garat olimpike, duke u shpallur kampione olimpike.

 

Kujtojmë se Distria Krasniqi është pjesë e Fakultetit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT, duke iu bashkuar kështu një institucioni me cilësi dhe lidership në edukim, teknologji e inovacion.