Diskutohet krijimi i Qendrës së përpunimit të të dhënave në UBT

23/09/2015

23 shtator – Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, i cili po qëndron për vizitë në Budapest, ka zhvilluar një varg aktivitetesh dhe takimesh, me qëllim të vendosjes dhe zgjerimit të bashkëpunimit me institucione dhe kompani të ndryshme.


Në takime po merr pjesë edhe Ardian Emini, drejtor për çështje akademike në UBT.

Kështu, rektori Hajrizi është takuar me përfaqësuesin e kompanisë “Persecutor”, Richard Pimper, me të cilin diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të dy institucioneve, në fusha të interesit të përbashkët.

Kompania “Persecutor”, me seli në Budapest, është një kompani me shumë peshë në fushën e teknologjisë së informacionit.


Fushat në të cilat do të shtrihet bashkëpunimi i UBT-së me këtë kompani janë energjia, përpunimi i të dhënave, siguria e te dhënave e të tjera, në të cilat do të zhvillohen projekte të përbashkëta.

 

Theks i veçantë në takim iu kushtua krijimit të Qendrës së përpunimit të të dhënave në UBT.