Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit në mes të UBT-së dhe komunës së Bujanocit

17/12/2018

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka pritur në takim pune kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, me të cilin konkretisht kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional.

 

Gjatë këtij takimi, rektori Hajrizi dhe kryetari Kamberi folën lidhur me pranimin e më shumë studentëve nga Bujanoci, ofrimin e hapësirave studimore dhe laboratorët për studentët e kësaj komune, si dhe qasjen e tyre në bibliotekën më të madhe online në rajon, atë të UBT-së.

 

Po ashtu, në këtë takim është folur edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të interesit reciprok, sidomos në fushën e edukimit, urbanizmit, arkitekturës dhe jo vetëm.

 

Përfaqësuesit e dyja institucione thanë se muaj në vazhdim do t’i konkretizojnë këto diskutime me arritjen e një marrëveshjeje të bashkëpunimit, që konsiderohet të jetë në dobi të palëve.