Diplomon studenti i parë në Fakultetin Dizajn i Integruar

16/09/2019

Milot Shabani është student i UBT-së, i cili tashmë do të kujtohet si studenti i parë i diplomuar në Fakultetin Dizajn i Integruar.

Ai diplomoi në specializimin Dizajn i Enterierit, nën mentorimin e dekanit të këtij fakulteti, prof.. dr. Ajhan Bajmaku.

 

Ai tha se vitet e studimit donin përkushtim të lartë, porse gjithçka ka qenë arritshme falë profesorëve të përgatitur maksimalisht.

“Dizajni i Integruar ofron mundësi që të bëhemi dizajnerë të kompletuar, duke marrë njohuri nga të gjitha drejtimet e dizajnit, përfshirë dizajnin grafik, dizajnin e modës, dizajn e produkteve dhe atë të enterierit. Prandaj, nëse dikush do të donte drejtimet e ndryshme të dizajnit, por nuk e di se ku të fokusohet, drejtimi Dizajn i Integruar i jep këtë mundësi”, u shpreh Miloti.

 

Ai tregoi se studimet i kanë bërë më tërheqëse përvojat evropiane të profesorëve, të cilët, sipas tij, e kanë sjellë frymën e atjeshme edhe tek studentët e UBT-së.

 

Përpos si student i dalluar, Miloti ka përfunduar edhe praktikën në UBT, me ç’rast ka punuar në disa projekte të ndryshme, të cilat janë në realizim e sipër.