Diamant Hoti, studenti që synon të bëhet ambasador evropian i të rinjve – votimi i hapur

19/08/2020

Platforma e Ambasadorëve të Rinj të Evropës është duke zhvilluar garën “Become a Young European Ambassador”, garë në të cilën po marrin pjesë kandidatë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, e në mesin e tyre edhe studenti i UBT-së, Diamant Hoti, që synon të bëhet ambasador i ri i Evropës.

 

Kjo nismë e BE-së është ndërmarrë me qëllim që të ata të përfaqësojnë zërin e të rinjve, të mësojnë rreth vlerave të BE-së dhe të bëhet promovimi i mundësive që ofron BE-ja.

 

Në këtë garë do të shkëmbehen ide dhe do të zhvillohen talentet e kandidatëve drejt ndryshimit frymëzues brenda komunitetit që jetojnë, rajonit, Ballkanit dhe në të gjithë BE-në.

 

Përzgjedhja e ambasadorëve do të bëhet nga numri i votave, por për ta parë edhe Kosovën të përfaqësuar në mënyrë sa më të fuqishme, nevojitet përkrahja me numër sa më të madh të votave.

 

Stafi dhe studentët që duan të kontribuojnë që Diamanti të përfaqësojë Kosovën në BE, votimi bëhet online, në https://www.webalkans.eu/voting/diamant-hoti/, duhet të regjistroheni me e-mail, më pas bëhet verifikimi me anë të e-mail, teksa në fund përzgjidhet kandidati për t’u votuar.