Departamenti i Inxhinierisë së Energjisë dhe Menaxhmentit ka përfunduar akademinë me diskutimin rreth  energjisë së ripërtritshme

09/07/2021

Me profesionistë të fushës së energjisë, duke diskutuar për mënyrat e energjisë së ripërtëritshme dhe zëvendësimin e lëndëve djegëse me energji që vjen nga burimet natyrore, akademia verore e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë dhe Menaxhment ka mbyllur suksesshëm punimet e saj.

 

Në ditën përmbyllëse, prof.dr Nexhmi Krasniqi, ka zgjedhur që për pjesëmarrësit të diskutoj për energjetikën dhe ndërgjegjësimi për mjedisin në Kosovë, ndërsa profesori Xhevat Muqa foli për përdorimi i energjisë diellore-Burim i ripërtërifshim si performancë energjetike dhe ruajtje e mjedisit.

 

Kurse profesori Nexhat Balaj ka prezantuar para të pranishme temën: “Energjia e ripërtritshme për zhvillim të qëndrueshëm- Energjia nga biomasa bimore”.

 

Ndërsa profesoresha Besa Veseli ka diskutuar për menaxhimi dhe riciklimi i mbeturinave në Komunën e Mitrovicës në aspektin ekonomik dhe mjedisor dhe përfitimi i energjisë nga mbeturinat.

 

Kësisoj, dr.sc. Izet Hoti, menaxher në Korporatën Energjetike të Kosovës KEK-TCB, shpalosi para studentëve temën për menaxhimi i kapaciteteve prodhuese të energjisë së qëndrueshme dhe monitorimin mjedisore.

 

Të veçantë në këtë akademi, ashtu si edhe në akademitë tjera e ka bërë fakti që pjesëmarrës dhe ligjërues kanë qenë njerëz që kanë përvojë në dikasteret dhe programet e akademive përkatëse, energjinë elektrike në kohë pandemie dhe mundësinë e zhvillimit të mëtutjeshëm të kësaj industrie.

 

Gjatë kësaj akademie morën pjesë shumë profesorë e ekspertë, duke përfshirë profesorin Giuseppe Bonifazi, që ligjëron në Sampienza University of Rome në Itali, Kliton Bylykbashi që gjithashtu ligjëron në këtë universitet, e profesorë e ekspertë të tjerë nga vendi, rajoni, e bota.

 

Në fund të Akademisë së Inxhinierisë së Energjisë dhe Menaxhmentit, pjesëmarrësit prezantuan punimeve e tyre si dhe u pajisen me certifikata.