Departamenti i Inxhinierisë së Energjisë dhe Menaxhmentit ka përfunduar akademinë e saj verore, me diskutimin rreth teknologjisë së fundit EON-AVR

14/07/2020

Me profesorë të nivelit ndërkombëtar si dhe atij vendor, duke diskutuar për konsumin dhe faturimin e energjisë elektrike para dhe gjatë kohës së pandemisë si dhe aplikimin e teknologjisë së fundit EON-AVR, bërë nga UBT, akademia verore e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë dhe Menaxhment ka mbyllur suksesshëm punimet e saj.

 

Në ditën përmbyllëse, Prof.Dr.Sc. Vehebi Sofiu, ka zgjedhur që për pjesëmarrësit të diskutoj për aplikimin e teknologjisë EON-AVR, investim ky nga kolegji UBT, duke diskutuar rreth impaktit që kjo teknologji ka dhe do të ketë në sektorin e industrisë.

 

Të veçantë në këtë akademi, ashtu si edhe në akademitë tjera e ka bërë fakti që pjesëmarrës dhe ligjërues kanë qenë njerëz që kanë përvojë në dikasteret dhe programet e akademive përkatëse. Kësisoj, Dr.Sc. Izet Hoti, Menaxher në Korporatën Energjetike të Kosovës KEK-TCB, shpalosi para studentëve temën për energjinë elektrike në kohë pandemie dhe mundësinë e zhvillimit të mëtutjeshëm të kësaj industrie.

 

Gjatë kësaj akademie morën pjesë shumë profesorë e ekspertë vendor e ndërkombëtar, duke përfshirë profesorin Giuseppe Bonifazi, që ligjëron në Sampienza University of Rome në Itali, Kliton Bylykbashi që gjithashtu ligjëron në këtë universitet, Saranda Bytyqi-Latifi, menaxhere e prodhimit në kompaninë Jaha Solar, e profesorë e ekspertë të tjerë nga vendi, rajoni, e bota.