Departamenti i Infermierisë diskuton për menaxhimin e shëndetit publik në kohë pandemie

17/07/2020

Programi për Infermieri dhe Shkencat Mjekësore sot ka diskutuar rreth menaxhimit të shëndetit publik në situate pandemie. Profesoresha Drita Zogaj, ka shtjelluar për studentët dhe të pranishmit lidhur me këtë temë, duke ndarë përvojat e saj, si dhe duke theksuar pjesën e pandemisë COVID-19. Sipas saj, menaxhimi i shëndetit publik në situata pandemie është tejet i rëndësishëm, e sidomos pas shfaqjes së virusit corona, virus i cili ende nuk ka gjetur trajtim adekuat (mungesë e vaksinës anti-covid).

 

Nga ana tjetër profesoresha Syheda Latifi Hoxha, për studentët dhe pjesëmarrësit e akademisë ndërkombëtare verore të këtij dikasteri, zgjodhi që të ligjëroj rreth infeksioneve intrahospitalore dhe rreth virusit COVID-19. Për studentët e infermierisë dhe pjesëmarrësit e tjerë, kjo akademi është një mundësi shumë e mirë për të marr informacione shtesë, lidhur me infermierinë si dhe trajtimin dhe mbrojtjen ndaj virusit COVID-19, i cili është i pranishëm në të gjithë botën.